Në këtë epokë me plot dinamizëm, jo të gjithë e kemi komoditetin e të ushqyerit ngadalë e në mënyrë të duhur dhe të shëndetshme, mirëpo në të shumtën e rasteve ushqehemi me vakte të shpejta, kalorike dhe jo të shëndetshme për trupin dhe mendjen tonë. Për ata që konsumojnë ushqime kalorike e të dëmshme për organizmin dhe mënyrën se si të kthejmë trupin tonë në një gjendje sa më të mirë, nutricionistja Diola Dosti, na ofroi disa këshilla të dobishme: “Organizmit tonë i duhen 21 ditë që të ndryshojë ato zakonet e ushqimit apo mënyrën se si ne jetojmë, duke përfshirë edhe pjesën e ushqimit bashkë me aktivitetin fizik. Unë gjithmonë preferoj që t’i japim pak pushim organizmit tonë, t’i lëmë pak hapësirë qelizave tona që të pushojnë së punuari, t’i lëmë pak hapësirë stomakut dhe mëlçisë, në mënyrë që energjia të mos fokusohet vetëm në këto dy organe, por të qarkullojë në komplet organizmit tonë. Një gjë shumë e thjeshtë që duhet ta bëjmë në mëngjes, është që mos të hamë asnjëherë me zor pjesën e mëngjesit. Në qoftë se këta individë nuk duan që të konsumojnë mëngjesin, është krejtësisht në rregull që ta tejkalosh konsumin e tij, por gjithmonë duhet të dëgjojmë trupin tonë i cili është më i zgjuar se çdo mjek apo nutricionist tjetër”, këshillon znj. Dosti.
Nutricionistët këshillojnë edhe këto metoda për detoksim të trupit: limitoni konsumimin e alkoolit (Meqë më shumë se 90% e alkoolit metabolizohet në mëlçinë tuaj), përqendrohuni në përmbushjen e normës së gjumit gjatë gjatë një dite, ulni marrjen e sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara, hani ushqime të pasura me antioksidantë, hani ushqime probiotikë, jogurt, kefir, tranguj turrshi, ulni përdorimin e kripës në shujtat e juaja, bëhuni aktivë, konsumoni sa më shumë mollë, avokado, boronica, lakër, selino, fara selino, fara të lirit, vaj të farave të lirit etj.