Derisa reshjet e borës janë duke vazhduar edhe më tutje ‘Rotary Club Podujeva’, i shfrytëzoi këto reshje të borës edhe për tu argëtuar, duke ndërtuar dordolecin më të madh deri më tani në Kosovë.
Anëtarët e ‘Rotary Club Podujeva’, të përkrahur edhe nga qytetarët e në veçanti nga fëmijët, arritën që të ndërtojnë dordolecin me një lartësi prej 6 metrave.
Formimi i dordolecit në fjalë përveç argëtimit, ka kontribuar edhe në pastrimin nga reshtjet e borës në sheshin “Ali Ajeti”, në Podujevë.