Është miratuar propozim-vendimi i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për aprovimin e kërkesës së komunës së Obiliqit, për ndarjen e një parcele e cila do të shfrytëzohet për ndërtimin e një objekti shkollorë për pakicat në Kosovë.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe Ministri i Zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka njoftuar se parcela e ndarë do të jepet për ndërtimin e një shkolle, që do të shfrytëzohet për mësim nga pakicat në Kosovë.