Shoqata “Bardha”, nga 7 shtatori, ofron trajnim falas për rrobaqepësi. Për katër muaj me radhë 25 gra nga Prishtina, Obiliqi, Fushë Kosova dhe vende të ndryshme të Kosovës, do të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij trajnimi.
Në lidhje me këtë trajnim falas, në një prononcim për Radio KFOR-in, menaxherja e projektit në fjalë, Bardha Sadrija, tha: “Përmes këtij trajnimi, grave u ofrojmë ndihmë për t’u pavarësuar financiarisht dhe të kenë më shumë mundësi punësimi. Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”
Për tu bërë pjesë e këtyre trajnimeve falas, të gjitha gratë e interesuara mund të aplikojnë deri me datën 31 gusht, përmes faqes së facebook-ut të shoqatës “Bardha” si dhe përmes numrit të telefonit, i cili ka qasje edhe në viber: +383 49 418 806.