Me shfaqjen e filmave të ndryshëm si dhe me aktiviteteve të shumta artistike, të cilat janë shfaqur përmes platformave digjitale, Festivali i Filmit të Animuar “Anibar”, të dielën (23.08.20), ka mbyllur programin për këtë vit. Ky Festival, i cili u organizua në Pejë ka shfaqur gjithsej 139 filma, gjatë 7 ditëve, sa edhe ka zgjatur festivali i filmave të animuar.
Organizatori i këtij festivali, Vullnet Sanaja, për Radio KFOR-in tregoi se këtë edicion e kanë dedikuar për të gjithë ata që kanë punuar pandërprerë dhe shtoi: “Këtë edicion e kemi dedikuar për të gjithë ata që po shërojnë të tjerët, japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë.”
Më poshtë lajmit mund t’i gjeni filmat fitues të cilët u publikuan edhe në faqen zyrtare të “Anibar”-it në facebook:
Filmat fitues në garën ndërkombëtare:
“Acid Rain”
Special Mention: “Flesh”, “Just A Guy” dhe “Average happiness”.
Filmat fitues në garën studentore:
“Un diable dans la poche”
Special Mention: “In Orbit” dhe “Gravedad”.
Filmat fitues në garën ballkanike:
“All those sensations in my belly”
Special mention: “Arka”.
Filmat fitues i garës së të drejtave të njeriut:
“Umbilical”
Special Mention: “Migrante”.
Filmat fitues i garës në video animacion muzikor:
“Kishi Bashi – Violin Tsunami”
Special Mention: “Christmas Morning” dhe “The Turning Point”.