15 shtatori në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, i është rezervuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë’.
Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Agnesa Haxhiu, lidhur me këtë ditë për Radio KFOR-in u shpreh:
“Ne duhet që çdo ditë të tregojmë që na nevojitet demokracia dhe duhet që të avancojmë në proceset dekmokratike. Është mirë që kemi një ditë simbolike ku flasim për rëndësinë e demokracisë, meqenëse ne, mirëpo edhe në të gjithë botën, po synohet që të arrijmë sa më shumë, me qenë sa më demokratik. Kështu që është mirë me e pasë një ditë dhe me e shënu me aktivitete, me qenë temë diskutimi, me shiku se çka kemi bërë deri më tani dhe çka mund të bëjmë më shumë”.
Edhe në Kosovë kjo ditë shënohet me aktivitete të ndryshme. Instituti Demoktatik i Kosovës ka organizuartryezë diskutimi me temën “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, e cila pati për qëllim ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies duke përballur qytetarët dhe deputetët, për të vlerësuar se sa këta të fundit kanë punuar në të mirë të qytetarëve.