Ngjarja vjetore për mbledhjen e fondeve në shërbim të nënave dhe fëmijëve ‘ Let’s Dance 2018’, so të mbahet më datën 1 Nëntor, në “Sheshin 21”, duke filluar nga ora 20:00.
Për të katërtin vit me radhë “Let’s Dance për Nënat dhe Fëmijët”, ofron muzikë fantastike, ushqim të mirë, pije dhe mbi të gjitha shoqërim të mirë.
Të gjitha fondet e ngritura nga biletat dhe donacionet do të përdoren për nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes programeve të fondacionit ‘Veprimi për Nënat dhe Fëmijët’, duke u dhënë fëmijëve një mundësi për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.