Për herë të parë në Kosovë do të mbahet Festivali i muzikës vendore (Country) “Ranch Fest”, që fillon nesër (26 korrik), në Parkun e aventurave në Pejë, në ora 19:00.
Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë dhe bende të njohura, të cilët do të performojnë në lartësinë mbidetare prej 800 metrash nën qiellin e hapur, me pamje fascinuese të qytetit të Pejës.
Ndër performuesit që do ta marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë, është edhe këngëtari Florent Abrashi, nga i cili Radio KFOR-i kuptoi më shumë rreth festivalit përkatës dhe katrakterit të tij: “Përnjëmend do të jetë një ngjarje shumë interesante, mbi të gjitha për shkak të lokacionit ku do të mbahet festivali, e që neve performuesve do të na ndihmojë që të krijojmë atmosferë edhe më të veçantë dhe kështu do të del diçka e jashtëzakonshme.Sipas organizatorëve, e tëra do të duket si një përallë”, tha mes tjerash, Florenti.
Bileta për pjesëmarrje në këtë ngjarje të veçantë kushton vetëm 5 euro, ndërkohë që përveç muzikës, të pranishmit kanë mundësi që edhe të përjetojnë adrenalinë përmes lojrave atraktive të ndryshme që përmbanë ky park.