Në këtë datë, të vitit 2016, tre anëtarët e gjallë të grupit ‘Led Zeppelin’, dëshmuan në një gjykatë se ata nuk e kishin vjedhur intron e këngës së famshme ‘Stairway to Heaven’, nga një këngë e vitit 1968 me emrin ‘Taurus’, nga bendi Spirit. Ata u shpallën të pafajshëm nga gjykata e San Franciskos.
Më 23 Qershor, të vitit 2006, këngëtari Kevin Richardson, anëtari i grupit ‘Backstreet Boys’, u largua nga grupi.
Sot, me 23 Qershor, feston ditëlindjen këngëtarja britanike, Aimee Anne, e njohur si Duffy. Kënga e saj ‘Mercy’, e vitit 2008 ishte në pozitat e para në top listave në Angli. Ndërkaq, për albumin e saj ‘Rockferry’, ajo ka fituar një numër çmimesh duke përfshirë edhe çmimin ‘Grammy’, për “Albumin me Vokalin më të Mirë’.