– Sot feston ditëlindjen këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme Mariah Carey e lindur në vitin 1969. Ajo është pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’ për vokalin e saj unik me pesë oktava, stilin e këndimit dhe aftësinë e saj të shkrimit të këngëve me titullin ‘Songbird Supreme’. Mariah Carey ka shitur mbi 200 milion albume në gjithë botën dhe ka fituar pesë çmime Grammy dhe dhjetëra çmime të tjera.
– Me 27 mars të vitit 1967, John Lennon dhe Paul McCartney fituan çmimin prestigjioz ‘Ivor Novello’ për këngën e tyre ‘Michelle’ që ishte edhe kënga më e dëgjuar në vitin 1966 në Mbretërinë e Bashkuar.