“Sporti nuk e zbulon karakterin, ai e tregon atë” është thënia e Heywood Hale Broun, e cila e tregon më së miri arsyen e marrjes së të rinjve me sport.
“Sporti ka të bëjë me disiplinën, respektin, vetëkontrollin dhe lojën sipas rregullave”, kështu e thotë 17 vjeçari, Rron Buza i cili me futboll merret që nga mosha 8 vjeçare. Për Radio KFOR-in ai tregoi për sukseset e tij si dhe pati edhe një mesazh për bashkëmoshatarët: “Karrierën time e fillova në pozitën e portierit në klubin “2 Korriku”, aty qëndrova rreth 4 vite, ku sukseset nuk munguan në asnjë etapë. Pastaj, kalova në ekipin “TOP Football”, ku tash e sa vite vijoj ushtrimet dhe kam pasur mundësinë të trajnohem me Kombëtaren e Futbollit të Kosovës. Një mundësi e tillë është një privilegj shumë i madh për mua, të ushtroj me më të mirët e Kosovës. Të rinjve u them të mësojnë shumë si dhe të merren me sport.”
Të qenit një sportist i mirë nxit zakone të mira dhe aftësi pozitive të jetës si brenda dhe jashtë lojërave sportive, dhe është një aftësi e rëndësishme e jetës jo vetëm e të rinjve, por e të gjitha moshave.