– Me 23 korrik, të vitit 2011, këngëtarja Amy Winehouse, ndërroi jetë në Londër, në moshën 27 vjeçare nga mbi doza e drogës dhe alkoolit. Amy Winehouse, ishte këngëtarja e parë femër që fitoi 5 çmime ‘Grammy’, për një natë, duke përfshirë edhe çmimin për ‘Artisten më të Mirë’, ndërsa albumi i saj ‘Rehab’, në vitin 2008, fitoi çmimin për ‘Albumin më të Mirë’. Disa nga këngët më të famshme të këngëtares janë: ‘Back to Black’, ‘Rehab’, ‘Valerie’, ‘You know Im no Good’ dhe këngë të tjera.
– Në këtë datë të vitit 1982, kënga e famshme ‘Eye of the Tiger’, kënduar nga grupi Survivor, arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në SHBA. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Rocky’. Po ashtu grupi në fjalë, me këtë këngë fituan çmimin ‘Grammy’, për ‘Performancën më të Mirë Rock’.