‘Fondacioni Shtatëmbëdhjetë’ në Prishtinë ka vazhduar me aktivitete kulturore në kuadër të programit të tyre mujor. Sonte (10.02.20) në hapësirat e këtij fondacioni, nga ora 19:00 do të mbahet një natë poetike me artisten Nora Prekazi, e cila do të ndajë me të pranishmit poezitë e saja.
Për Radio KFOR-in menaxherja e komunikimit në ‘Fondacionin 17’, Sihana Klisurica, tregoi për këtë aktivitet duke përmendur të veçantën e këtij aktiviteti: “Nata e poezisë ëshë një ngjarje pjesë e programit mujor në fondacionin tonë, ku përfshihen 8 ngjarje këtë muaj. Prandaj, çdo muaj ne zgjedhim një autor dhe autore apo një person që është i apasionuar pas poezisë, që të ndajnë poezitë e tyre me ne. Sonte kemi ftuar Nora Prekazin, që konsiderojmë që ka një formë të të shkruarit edhe të shprehjes shumë interesante edhe shumë direkte po ashtu edhe shumë poetike. E veçanta e kësaj nate është që edhe pjesëmarrësit mund të ndajnë poezitë e tyre në skenën e fondacionit 17.”
Nora Prekazi, e ftuara për sonte është një artiste e shumë dimensioneve, ajo ka pasion edhe pikturën, këndimin dhe vargjet e saj pasurojnë atë dhe pasionin e saj për poezinë.