Ministria e Shëndetësisë konfirmoi që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës dhe deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Javë më parë, në vendin tonë, filloi vaksinimi për grupmoshën +18 vjeç. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19, duhet të përdoret platforma eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).