Me 27 korrik të vitit 1983 Madonna lansoi albumin e saj të parë që mbante emrin e saj. Ky album nuk ishte i suksesshëm por ajo arriti suksese të shumta me publikimin e albumit të saj të dytë ‘Like A Virgin’.
Në këtë datë të vitit 1986 grupi ‘Queen’ ishin grupi i parë perëndimor që performuan në Evropën Perëndimore, në koncertin e tyre në Budapest të Hungarisë. Louis Armstrong në vitin 1964 kishte performuar në po të njejtin vend.
Në po këtë datë të vitit 2016 tre nipërit e Michael Jackson, Taj, TJ and Taryll Jackson, kishin ngritur aktakuzë ndaj gazetës online ‘Radar’, duke kërkuar dëmshpërblim 100 milion dollar pasi gazeta kishte raportuar se ata ishin abuzuar nga xhaxhai i tyre Michael Jackson.