‘UNICEF Innovations Lab Kosovo’ në partneritet me IPKO Foundation kanë organizuar një punëtori mbi impaktin e mediave sociale dhe përdorimin e tyre për të bërë një ndryshim në shoqëri. Në këtë punëtori që do të zgjasë 2 ditë (27-29 shtator), pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe përvojën profesionale, poashtu edhe të mësojnë si të zhvillojnë idetë e tyre. Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë e moshës 14-24 vjeç, nga të gjitha komunat e Kosovës.
Punëtoria në fjalë fillon më 27 shtator, kurse për të mësuar më shumë rreth mënyrës së aplikimit, mund të shkoni në zyrën e ‘Education Innovators Kosovo’, në Mitrovicë, më 11 Shtator 2019, duke filluar nga ora 16:00.
Organizimi i aktiviteteve të tilla ofron mundësi në ngritje profesionale, si dhe në krijimin e shoqërisë së re.