Në kuadër të “Javës së diplomacisë së klimës”, nesër ( 25 shtator ), do të zhvillohet trajnimi 5 ditor, i cili ka për qëllim zhvillimin e aftësive më të rëndësishme dhe zbatimin e mjeteve që aplikohen në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sjelljes organizative brenda një ndërmarrjeje.
Objektivat e trajnimit janë planifikimi strategjik gjatë procesit të burimeve njerëzore, gjetja, zgjedhja dhe rekrutimi i anëtareve të duhur të ekipit dhe vlerësimi i performancës dhe menaxhimi i feedback-ut.
Ky trajnim mbulon gamën e burimeve njerëzore dhe aktivitetet e sjelljes organizative (OB) që të gjithë profesionistët e biznesit duhet të kuptojnë: planifikimin strategjik, personelin, rekrutimin dhe seleksionimin, menaxhimin e performancës, trajnimin dhe kompensimin.
Mësohet gjithashtu për qasjet më të rëndësishme motivuese – si “Hierarkia e Nevojave” të Masloë, “Teoria e Dy Faktorëve” të Herzbergut dhe modelet e tjera të njohura, poashtu kjo lëndë përfshinë konceptet themelore të strukturave të ndryshme organizative, kulturën e korporatave dhe modelin thelbësor të reagimeve .