Sonte (2 shtator), në Prishtinë do të mbahet Nata e Poezisë ‘Universi mbetet i heshtur’, organizuar nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”.
„Nata e Poezisë“ do të nis në ora 19:00, me tregime të ndryshme që sjellin rrëfime intime të shkruara nga Dhurata Hoti, e që do të lexohen në Project Space.
Organizatorët kanë bërë të ditur se tregimet e Dhuratës janë të bazuara në ndodhi reale, por mënyra se si ato ndërtohen ngrisin dyshime se ku përfundon realiteti dhe ku fillon fantazia.
Me “Natën e Poezisë”, Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë “do të nisë programin e muajit shtator, gjatë të cilit do të mbahen edhe shtatë aktivitete të tjera, të ndryshme.
Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.
Programi i Project Space mbështetet nga “Swiss Cooperation Office” në Kosovë.