“Paqja Studentore” si organizata më e vjetër në Universitetin e Prishtinës, po bëhet gati që të garojë në zgjedhjet e nënta studentore në historinë e saj. Ky lajm është dhënë përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, ku jepet edhe shpjegimi hap pas hapi se si duhet të votohet (https://www.facebook.com/paqjastudentore/).
“Paqja Studentore” është organizatë që punon për mirëqenien e studentëve, ngritjen, zhvillimin dhe emancipimin e tyre.
Këtë vit, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, zgjedhjet studentore do t’i realizoi online dhe votimet do të bëhen nëpërmjet SEMS-it, më 21 qershor 2020.