Në qytetin e Runikut, KFOR-i mbështeti organizatën joqeveritare “UJQ” me ndërtimin dhe inaugurimin e një fushe të futbollit. Qëllimi i organizatës “UJQ” është krijimi i ekipeve shumetnike të futbollit në Kosovë, duke i larguar fëmijët nga rrugët dhe drejtuar ata në fushat e futbollit. Liga përbëhet nga fëmijë të 13 fshatrave të zonës së Runikut, mosha e të cilëve është nga 7 deri në 23 vjeç.
Që nga viti 2017, ushtarët sllovenë të Ekipit Monitorues Ndërlidhës K15 punuan me kryetarin e OJQ-së “UJQ” z. Mexhid HALILAJ, për të ndërtuar fushën e futbollit.
Komanda Rajonale – Lindje, e cila udhëhiqet nga SHBA, po e kryen rregullisht misionin e saj për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe për të ofruar liri të lëvizjes në zonën e saj operative, duke mbështetur komunitetet lokale me projekte të bashkëpunimit civil-ushtarak.