Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën e sotme të mbajtur për media, tregoi për gjendjen e pandemisë në vend si dhe theksoi se do të ndahen gjysmë milioni maska falas, donacion nga Jordania dhe diaspora.
Ishte edhe Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, që theksoi numrin e personave që rezultuan pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ai njoftoi se janë testuar 404 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 276 persona, që është shifër rekorde për Kosovën, që nga shpallja e pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 7.413, nga 34.720 persona të dyshimtë. Gjithsej janë 185 raste të vdekjes, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste të vdekjes.
Edhe në këtë konferencë u kërkua nga qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte, të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.