Mënyra se si i administroni të ardhurat tuaja, thotë shumë për personalitetin, qofshi burrë apo grua. Statistikat që kanë rezultuar nga anketa të shumta, thonë se burrat shpenzojnë më shumë për ushqim dhe janë të gatshëm të japin më shumë para gjatë një takimi, ndërsa gratë kanë një tendencë të shpenzojnë më shumë për kujdesin personal dhe gjësendet e higjienës. Megjithatë, dëgjuesit e Radio KFOR-it, kanë mendime të ndyshme në pyetjen tonë, se kush shpenzon më shumë, burrat apo gratë?
– “Burrat, sepse gratë shumicën e kohës e kalojnë në shtëpi, të paktën kjo vlen më shumë për mua pasi unë shpenzoj më shumë sesa gruaja ime.”
-“Gruaja ime më thotë që burrat shpenzojnë më shumë, e unë them që gratë shpenzojnë më shumë. Nuk e di cila është e sakta, por jam goxha i bindur që unë e kam mirë.”
-“Mendoj që gratë shpenzojnë më shumë në gjëra të përditshmërisë, kurse burrat shpenzojnë më shumë sesa gratë”.
-“Mendoj që gratë shpenzojnë më shumë se burrat, pasi gratë i kushtojnë më shumë vëmendje dukjes”.
Statistikat e anketave të shumta, thonë që të dyja gjinitë shpenzojnë njësoj, mirëpo secila në mënyrën dhe dëshirën e tyre. Por, kjo natyrisht që varet nga personi në person, tek e fundit secili nga ne mund të përcaktojë kufirin e shpenzimeve, gjithmonë bazuar në të ardhurat që kemi.