Këtë vikend do të filloj krijimi i ligës për fëmijë në sportin jo edhe aq të famshëm në Kosovë, ragbi, për moshat e kategorisë ‘U 10’, ‘U 12’ dhe ‘U 14’, ku fituesit e këtyre ndeshjeve do të shpallen pas përfundimit të tre rundeve. Lojërat do të zhvillohen në fushat e sportit “Prince”, në Arbëri, këtë të shtune (25.01.20) nga ora 12:00, deri në orën 14:00. Në lidhje me këto gara, Zyrtar i Komunikimit në Federatën e Ragbit, Shpëtim Shujaku, për Radio KFOR-in tha: Këtë të shtune, ne do të fillojmë me ligën dimërore të fëmijëve që do të mbahen në fusha të mbyllura në fushat e ‘Prince’, në lagjen Arbëri. Aty pritet të marrin pjesë tre kategori të ndryshme ‘U 14’, ‘U 12’ dhe ‘ U 10’ dhe katër ekipe në të cilët janë të përfshira dy gjinitë nga nacionalitete të ndryshme. Ideja për këtë ligë ka qenë e menduar më përpara, mirëpo pas krijimit të Federatës së Ragbit në Kosovë, e kemi parë të arsyeshme që të krijojmë edhe ligën për fëmijë, që përmes tyre t’a vazhdojmë traditën dhe të zhvillohet më shumë ky sport edhe në vendin tonë.”