Themeluesi i agjencisë “Rave Travel”, Kushtrim Dushi ishte i ftuari i radhës te moderatori Fisnik Zymi, në emisionin e pasdites “Machiato Lounge”, ku tregoi më shumë rreth UNUM Festivalitit, i cili do të mbahet nga data 28 maj, e deri më 2 qershor 2020, në Shëngjin. Gjatë bisedës Kushtrimi tregoi për sukseset e shumta që kishte “Zone Club” përgjatë vitit 2019 dhe tregoi se me një energji të tillë dhe me një ekip të mrekullueshëm do të vazhdojnë edhe përgjatë këtij viti me aktivitete të shumta. Ai tregoi se për ta mirëpritur UNUM Festivalin, të shtunën, më 25 janar, organizohet pre-party-i i radhës, me një grup të DJ-ve nga Rumania, Arapu, Suciu dhe Cap. “Pre-party i parë ishte në Shkup, tani do të jemi në Prishtinë, për të vazhduar tutje edhe në vende të tjera, si në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Gjermani” tha Kushtrimi si dhe tregoi se biletat për Festival kanë dalë në shitje që nga tetori i vitit të kalur, ku çmimi i biletës ishte 20 euro, pastaj 30 dhe tani së fundimi çmimi i biletës ka arritur në 40 euro. Edicioni i dytë i UNUM Festivalit do të organizohet për pesë ditë me radhë, ku do të ofrohet muzikë elektronike, e gërshetuarar me bukuritë e vendit ku edhe do të mbahet në bregdet me rërë, pisha, det dhe male. Të interesuarit dhe adhuruesit e muzikës elektronike, biletat mund t’i blejnë online në: www.rave-travel.com