Organizata GAIA fton të gjithë adhuruesit e kopshteve që t’u bashkëngjiten atyre sot (05.04.19), për të mbjellur erëza në kopshtin e tyre të ri. “S’di a keni ndëgju që e kemi nisë nji kopsht n’terasë mbi ndërtesën e biblotekës së qytetit n’Mitrovicë”, thuhet kështu në lajmërimin e GAIA-s në Facebook. Kjo organizatë fton të gjithë të vijnë në të ashtuquajturën “kopshti i paqes” për të mbjellur aty prej orës 16:00 deri në ora 18:00. Pjesëmarrësve do t’u ofrohet ushqim dhe pije falas, ndërsa kjo ngjarje është pjesë e projektit Mitrovica’s Joint Stories dhe financohet nga Bashkimi Europian.