Qendra e Studentëve, përmes faqes së tyre në Facebook, është duke i njoftuar studentët se në cilat data mund të vendosen në konvikte. Se sa do të jetë numri i studentëve, të cilët do të vendosen në konvikte dhe cilat janë kushtet që ofrohen aty, për Radio KFOR-in tregoi Zyrtarja për Informim në Qendrën e Studentëve, Shyhrete Abdullahu: “Qendra e Studentëve në bazë të rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këtë vit të pranojë rreth 4.000 studentë. Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësira për studim. Kjo qendër do të vazhdojë të ketë projekte edhe në të ardhmen, që studentëve të i’u ofrojë kushte sa më të mira dhe komode për jetesë dhe studim sa më të rehatshëm”, tha zyrtarja Abdullahu.
Për listën me emra të studentëve të pranuar në konvikte, mund të njiheni përmes faqes zyrtare të Facbook-ut, ‘Qendra e Studenteve-Prishtine’.