Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it në Prishtinë, sot (08.10.21), mirëpriti grupin muzikorë “Alpini Band” të Brigadës Taurinense (Ushtria italiane), të cilët interpretuan para komandantëve ushtarakë dhe përfaqësuesve të Institucioneve të Kosovë, muzikë dedikuar paqes dhe tolerancës. Përveç koncertit të sotëm, Alpini Band, do të vazhdojnë edhe me katër koncerte të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës, si në Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Prishtinë, duke respektuar masat parandaluese Covid-19, duke filluar nga dita e nesërme, e shtunë 9 tetor e deri të premten, 15 tetor 2021.
Shfaqjet e titulluara “Faleminderit komunitetit të Kosovës”, janë homazhe me të cilat Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, dëshiron të përshëndesë të gjitha komunitetet në Kosovë, ndërsa po i afrohet fundit të mandatit të tij dhe përfshin këngë nga traditat muzikore italiane dhe ato ndërkombëtare. Bendi në fjalë, do të performojnë edhe disa vepra të pabotuara, ndërsa koncertet do të përfundojnë me notat e ‘March of the Alpini’ dhe me Himnin Italian.
Grupi Taurinense, do të jetë i përbërë nga 30 muzikantë, ku përveç interpretimit të muzikës ushtarake, gjithashtu do të performojnë pjesë simfonike dhe të lehta, me një fokus të veçantë nga repertoari origjinal i grupit. Ansambli muzikor Alpini Band, do të jenë të pranishëm edhe në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës, ndërmjet Komandantit të KFOR-it në përfundim të mandatit, Gjeneral Major Franco Federici dhe Komandantit të ri të KFOR-it, të Premten, me datën 15 tetor 2021.