Sot rubrika “Artsit of the day”, i kushtohet djaloshit që ‘theu shumë zemra” gjatë viteve të 90-ta –Justin Timberlake. Emri i tij i vërtetë është, Justin Randall Timberlake, lindi më 31 janar të vitit 1981, në Memfis dhe që i vogël ai nisi të shfaqte talentin e tij për muzikën dhe aktrimin. Karrierën e nisi me emisonin e popullarizuar të Disney Channel “The New Mickey Mouse Club”, përkrah edhe dy emrave të tjerë që tashmë ishin shumë të popullarizuara në mesin e adoleshentëve në SHBA, Britney Spears dhe Christina Aguilera. Viti 1995 shënon kthesën e madhe të karrierës muzikore të Justin, atëherë kur ai bëhet solisti kryesor i grupit N’SYNC. Me Justin në krye, grupi bëhet kryefjala e mediave, toplistave dhe muzikës gjithandej botës në vitet e 90-ta. “I Want You Back” dhe “Tearin’ Up My Heart” janë albumet të cilat përmbajnë hitet e pavdekshme të djelmoshave të N’SYNC që edhe sot dëgjohen plot nostalgji.
Pas ndarjes së grupit, në vitin 2002, këngëtari Justin Timberlake, vendosë të vazhdojë me solo karrierë, duke debutuar me këngën “Like I Love You”. Më vonë atë vit, ai lëshoi albumin e tij të parë solo, “Justified”, i cili përmban hitet “Cry Me a River” dhe “Rock Your Body”. Me këtë album Timblerlake arriti sukse të mëdha, ku arriti që të shes më shumë se 7 milion kopje në të gjithë botën. Sukseset si solo artist fillon t’i arkivojë që nga viti 2004, kur u shpërblye me dy çmime Grammy për “Best Pop Vocal Album” dhe “Best Male Pop Vocal Performance”. Në mesin e shumë bashkëpunimeve, Justin Timberlake, ndër më të suksesshmet i pati me bendin Black Eyed Peas për këngën “Where Is The Love?”, e cila u nominua në “Grammy Awards” si dhe me këngëtarët Nelly, Snoop Dogg dhe Nelly Furtado, të cilët incizuan në shtëpinë dispografike të Justin – “JayTee Records”. Në vitin 2006, Timberlake, solli albumin “FutureSex/LoveSounds”, i cili debutoi në vendin e parë në Billboard. Albumi përmban hitet “My Love”, “What Goes Around Comes Around” dhe “LoveStoned/I Think She Knows”. Në vitin 2008 ai bëhet bashkë me këngëtaren e famshme Madonna, teksa sjellin hitin “4 Minutes”. Krahas të qenit i suksesshëm në muzikë, Justin Timberlake, ka dëshmuar që është edhe një aktor shumë i mirë. Atë e kemi parë teksa luan në shumë filma të njohur si: “In Time”, “Friends with Benefits”, “The Social Network”, “Runner Runner”, përkrah aktorëve të mëdhenj si Ben Affleck, Mila Kuins, Camron Diaz etj.
Viti 2013 shënon rikthimin e fuqishëm të suksesit të Timberlake në muzikë, teksa sjell hitin “Suit & Tie.” Në janar të vitit 2018, Timberlake sjell hitin “Say Something” në bashkëpunim me Chris Stapleton, këngë kjo e albumit që u lansua po atë vit “Man of the Woods”. Pas një pauze pak më shumë se 1 vjeçare, Justin Timberlake i rikthehet muzikës sërisht këtë vit (2020), teksa lansoi bashëpunimin e suksesshëm me SZA – “The Other Side”, ndërsa vetëm pak ditë më parë është lansuar kënga “Don’t Slack”, në bashkëpunim me Anderson Paak. Që nga fillimet e tija në karrierë, jeta private e Justin Timberlake, ka qenë në fokusin e mediave. Padyshim lidhja emocinonale me këngëtaren, Britney Spears, ka qenë dhe është edhe sot e kësaj dite më e përforlura. Pas shkëputjes së lidhjes me këngëtaren Britney, Justin Timberlake ishte kryefjala e mediave rozë për lidhjen e tij me aktoren Cameron Diaz si dhe pas saj, në vitin 2007 me aktoren tjetër Jessica Biel, me të cilën është i martuar që nga vitit 2012 dhe çifti kanë edhe një djalë, tashmë 5 vjeçar.