‘Qendra për hulumtime psiko-sociale dhe mjekësore’ në bashkëpunim me ‘American Advising Center’, kanë organizuar debat me temën ‘Ëndrra Amerikane për studentë kosovarë’. Debati do të mbahet sot (18 nëntor) në Fakultetin e Edukimit në ‘Universitetin e Prishtinës’ ,nga ora 17:00.
Në një intervistë për Radio KFOR-in, vullnetarja në ‘Qendrën për hulumtime psiko-sociale dhe mjekësore’, Dorentina Podrimqaku, tregoi për qëllimin e këtij debati që hap rrugët për studime në Amerikë:
“Ky debat ka për qëllim që t’iu mundësoj të gjithë studentëve dhe të rinjve në Kosovë që të informohen më shumë për bursa dhe eksperienca që mund të përjetojnë nëse studiojnë në Amerikë. Bursat ofrohen nga ‘American Advising Center’ në Prishtinë. Prandaj, pjesë e debatit mund të jenë të gjithë të rinjtë dhe interesimi i të rinjve është shumë i madh.”
Çështje të tjera që do të diskutohen në këtë aktivitet do të jenë edhe testet standarizuese: TOEFL iBT, SAT, GRE, që mundësojnë pranimin në universitetet amerikane.
‘American Advising Center’ është Qendra Zyrtare e rrjetit ‘EducatuionUSA’ në Kosovë, e mbështetur nga ‘Departamenti Amerikan i Shtetit’ përmes Ambasadës së Amerikës në Kosovë.