Ndryshimet klimatike dhe të mjedisit, janë ato që trajton dokumentari “Home”, i cili do të shfaqet sot (25.09.18) në ora 14:00 në Kino Armata.
“Home” (Yann Arthus-Bertrand, 2009), vjen në frëngjisht me përkthim në gjuhën shqipe dhe shfaqet para filloristëve, e kjo e ka një arsye të cilën na e shpalosi drejtori i kino ‘Armata’, Alush Gashi:
“Home, i cili këtë herë shfaqet për filloristët nga Prishtina, Mitrovica dhe qytetet tjera të Kosovës, tregon se si veprimet njerëzore po kërcënojnë ekuilibrin ekologjik të Tokës dhe ndikojnë në ndryshimet klimatike në mjedis. Ky është film unik, i cili komenton debatin aktual mbi ndryshimet klimatike prej një këndi të ri, duke i dhënë shikuesve mundësi të shohin vet se si Toka po ndryshon. Përtej raporteve shkencore dhe grafikoneve, “Home” është inspirim i cili i flet zemrave dhe prekë shpirtërat tonë”.