Një mundësi për të gjithë adhuruesit e Karaoke-s, të këndojnë dhe të argëtohen, me rastin e shënimit të ‘Ditës Evropiane të Gjuhëve’, që shënohet çdo vit me datën 26 shtator.
Aleanca Franceze e Prishtinës dhe EUNIC në Prishtinë (European Union National Institutes for Culture) organizojnë karaoken shumëgjuhëshe, një mundësi e mirë për të kënduar në gjuhët e parapëlqyera.
EUNIC Prishtina, po ashtu njofton se për 10 të ftuarit e parë pijet do të jenë falas.
Karaoke fillon nesër në orën 20:00, në Miqt Pub, në Prishtinë.