Pa dyshim që Radio KFOR-i edhe më tutje mbetet burimi i pa zëvendësueshëm për zbulimin dhe transmetimin e këngëve të reja, si dhe një nga mediumet më të pëlqyera nga dëgjuesit edhe sa i përket hiteve vendore si dhe atyre botërore. Për të mbajtur këtë nivel profesional, Radio KFOR përcjellë të gjitha platformat, në gjuhë të ndryshme, për të qenë në hap me çdo këngë e produksion të ri, në mbarë botën.
E veçanta tjetër e Radio KFOR-it është që të gjitha këngët e transmetuara, janë të edituara, duke mos lejuar të kenë përmbajtje eksplicite dhe gjuhë të urrejtjes.
Për të mësuar më shumë nga bota e muzikës, bëhuni pjesë e jona edhe përmes platformave tjera, si: radiokfor.com, Radio KFOR 90.2 Shqip në Facebook dhe radiokforshqip në Instagram.