Radio KFOR-i po vazhdon t’ju argëtojë dhe t’ju informojë edhe në sezonin verë / dimër 2021. Hitet e fundit të muzikës vendase dhe botërore, shumë tema interesante dhe në përgjithësi, përmbajtje që nuk mund t’i gjeni askund tjetër.
Ne fillojmë çdo ditë pune me (Mëngjesi me ty) prej orës 07:00 – 10:00, ku moderatorët e Radio K4 kujdesën për disponimin tuaj. Programi vazhdon nga ora 10:00 deri në orën 11:00, me shfaqje të ndryshme të autorëve ‘Music Zoom’, ‘Cosmopolis’, ‘Capital’, ‘Techworld’, etj. Ndërsa nga ora 11:00 e mëngjesit deri në mesditë, dita e punës është e rezervuar për emisionin “Retro RMX”.
Në emisionin e drekës që fillon nga ora 12:00 – 14:00, jeni çdo ditë me ‘Macchiato Lounge’, ku keni mundësi me u informu me më të rejat nga pjesa e kulturës. Nga ora 14:00 – 17:00, janë tre orët e dëgjuesve tanë, ku aty keni mundësi me përshëndet dhe me e kërku këngën tuaj të preferuar, në emisionin ‘Keni kërkuar, dëgjoni’.
Maratona e muzikës në Radio KFOR, vazhdon me toplistat muzikore nga ora 17:00 – 18:00, ku ju keni mundësi me i dëgju këngët më të reja nga e gjithë bota, por që në Kosovë i dëgjoni përmes radios suaj të preferuar, Radio KFOR-it.
Nga ora 18:00 deri në orën 19:00, ju mund të shoqëroheni me emisionin dedikuar hiteve të pavdekshme ‘ Greatest Hits’.
Emisioni ‘Biz Break’, fillon prej orës 19:00 – 20:00, nga dita e hënë deri ditën e premte, ku për gjashtëdhjetë minuta, keni mundësi me u informu me më të rejat e fundit nga tregu muzikor vendor dhe ndërkombëtar.