Në kuadër të edicioni të 5-të, Festivali i Artit në Hapësirë Publike-HAPU, do të mbajë edhe “The snowball effect”, perfomancë kjo, e cila bënë bashkë artistët nga Kosova, Franca, Italia e Skocia.
Zyrtarja për komunikim nga “Hapu”, Daniela Markaj, në një intervistë për Radio KFOR-in, ka treguar se më datën 16, përveç perfomancës “The snowball effect” do të jetë edhe “Hidden” nga Fitore Alisdottir Berisha- “Hidden”:
“Me datën 16 e kemi edhe Fitore Alisdottir Berisha që është një performancë tjetër që prezantohet nga Kosova me “Hidden”. Ajo do ta ketë skulptura dhe piktura të cilat do të fshihen në disa vende të sheshit në Prishtinë ku ne do të ndarë në grupe, do të shkojmë së bashku me i zbulu ato skulptura dhe piktura. Ka me qenë si një lojë interaktive e cila fillon nga ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.Po ashtu me datën 16 korrik nga ora 16:00 do ta kemi performancën “Snowball” e cila është performancë në bashkëpunim mes artistëve nga Italia, Franca, Skocia dhe Kosova, të cilët më 16 korrik e kanë një takim me audiencën ku nga ata do të kërkohet të marrin një fotografi ose diçka tjetër që ka rëndësi për ta dhe që tregon për pasionin e tyre . E njejta perfomcancë do të mbahet edhe më datën 17 dhe do të përfundojë me datën 18korrik, datë kjo në të cilën sërish do të mbahet “Snowball” në orën 19:00 dhe me fiilim nga ora 22:00 në “Teatrin Oda” ku edhe do ta kemi ndejën përmbyllëse me Rudina Xhaferin dhe Blerta Zeqirin”.
Programin e ‘Festivalit të Artit në Hapësirë Publike-Hapu’, mund ta gjeni edhe në vegzën: http://www.hapu.me/?fbclid=IwAR0EAQSgL5SQpMBBL8u-_dHwDo4j7kUS_N0hIUGP-V_Vyx7sGyDFVOpiKDw