Euro Balkan Institute në bashkëpunim me Top Dodona, sjellin më 14 dhe 15 maj, në Teatrin ”Dodona”, shfaqjen “Fabrika e Kukullave”, ndërsa po të njëjtën shfaqje e sjellin edhe më 17 maj në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj, prej orës 21:00. Në këtë shfaqje me autor Mentor Halitin dhe dramaturgji të Naser Shatrollit, intepretojnë aktorët: Butrint Llumi, Rina Krasniqi dhe Edlir Gashi. Me këtë rast, Radio KFOR-i kontaktoi me dramaturgun Naser Shatrolli, i cili na tregoi më shumë rreth fabulës së kësaj shfaqjeje. “Nëpërmes këtij formati teatror – komedi e zezë, ne eksplorojmë në frymën e teatrit të absurdit, të bëmat e një drejtori dhelpërak – qesharak në të thëna, dramatik në të bëma, i veshur në pantolla shiz, ushqehet me të ngulmet e bilardos, i cili vulën e hekurt të fabrikës së kukullave do ta përdor për të diktuar rend e ligj, sa piskologjik po kaq dhe fizik”, tha z.Shatrolli.
Në këtë shfaqje, me autor Mentor Halitin, intepretojnë aktorët: Butrint Llumi, Rina Krasniqi dhe Edlir Gashi.