Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), shënon Javën e Shëndetit Mendor, përmes ngjarjes “Terapia e Artit”, e cila do të mbahet nga data e sotme 14 deri me 17 maj. Edicioni i Dytë ‘Terapia e artit’, fillon sot nga ora 18:00, në Hotel Sirius me ligjëratë nga tre psikolog të fushave të ndryshme, Edona Maloku, Vigan Behluli dhe Mimoza Gashi. “Terapia e artit” do të vazhdoj të mbahet edhe me datat 15, 16 dhe 17 maj. Ndërsa, të interesuarit për tu njoftuar më shumë për aktivitetet që do të mbahen rreth kësaj jave, mund të vizitojnë këtë adresë elektronike: https://www.facebook.com/events/270200697092278/.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është thyerja e barrierave për të folur për shëndetin mendor dhe pjesëmarrja është falas për të gjithë.