Çdo vit me datën 27 prill, shënohet “Dita Botërore e Veterinarisë” dhe këtë vit kjo ditë mban temën “Veterinarët janë punëtorë thelbësorë të shëndetit”. Kompetencat e veterinerëve duhet të konsiderohen si pjesë thelbësore dhe integrale e shëndetit në përgjithësi.
Zbatimi i shkencës veterinare kontribuon jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, por edhe në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të njerëzve.
Ky dimension i punës së veterinerëve shpesh mbetet i padukshëm për shoqërinë, por mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve dhe komuniteteve të tyre është një pjesë thelbësore e profesionit të veterinerit.
Kjo ditë u krijua në vitin 2000, nga Shoqata Botërore e Veterinarisë për të nderuar numrin e madh të veterinerëve të cilët çdo ditë japin një kontribut të madh për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe njerëzve në mbarë botën.