Flute Sounds Festival dhe Kino Armata, nesër më 15 maj, prej orës 21:00 sjellin Operën “GOF”, një rrugëtim fizik dhe virtual i tri personazheve që mëton të paraqes gjendjen e vetëdijes njerëzore në rrethana të izolimit, ku do të shfaqen tri forma të konceptimit të lirisë në shoqërinë bashkëkohore të Kosovës. Njëri e gjen lirinë në “sëmundje”, i dyti duke i dalë në ndihmë vendit dhe duke qëndruar brenda, kurse i treti e kërkon atë përmes ikjes nga vendi.
Hyrja për në Operën “GOF” është falas, mirëpo rezervimet mund ti bëni bëni përmes kësaj adrese elektronike: flutesoundsfest@gmail.com .