Tashmë ka nisur së realizuari Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia.
Këto punime janë duke u realizuar në Universitetin “Ukshin Hoti” , në Prizren, me organizim të UPZ me partnerët, UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit, ku po marrin pjesë qindra studiues nga shtetet e rajonit dhe me gjerë.
Këto punime janë rezultat i punës së rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektorëve, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani me bashkëpunëtorët e tyre , të cilët kanë mundësuar arritjen marrëveshjes për bashkëpunim në prill të këtij viti.
Qëllimi i konferencës është që të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e shkencëtarëve që janë të përfshirë në hartimin e produkteve inxhinierike me aftësi të qëndrueshme të projektimit dhe krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në gjeneratat e ardhshme. Krijimi i njohurive dhe të kuptuarit përmes shkencës na bën të pajisur për të gjetur zgjidhje për sfidat e sotme ekonomike, sociale dhe mjedisore, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë shoqëri të gjelbra.