Me të gjitha angazhimet që jeta sot na ofron, padyshim që nuk bën të jemi vetë, sepse ndonjëherë edhe shoqëria është pjesë e pandashme e jetës sonë .
Në fakt, jo gjithmonë kemi shoqëri të mirë, përkrahëse dhe të afërt. Në ditët e sotme ka shumë zhgënjime, sidomos në botën kapitaliste, ku shumë pak ka shoqëri të vërtetë.
Pikërisht për këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi shkrimtarin e mirënjohur, Daut Demaku, i cili theksoi:
“Shoqëria sot ndahet në dy pjesë, në dijen e organizuar dhe mençurinë e organizuar. Ajo sot ka defekte, mirëpo duhet të fokusoheni në edukatë dhe në parime për të pasur një shoqëri të shëndetshme dhe unike,“ kështu tha zotëri Demaku.
Në përgjithësi, sot shoqëria përballet me shumë stres, e ngarkuar nga puna dhe nga vet jeta, andaj të gjithë duhet të mundohemi ta kemi një shoqëri të shëndetshme dhe t’i dalim në ndihmë njeri- tjetrit, sepse një veprim i tillë tregon që brenda njeriut ende ekziston humanizmi.