Programi Kultura për Ndryshim ka bërë thirrjen e tretë për përkrahje të nismave kulturore dhe artistëve në Kosovë. Kësaj radhe shuma maksimale e përkrahjes shkon deri në 4.000 EUR.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes web faqes së Qendrës Multimedia, ku mund të gjeni dokumentet e nevojshme për aplikim si: Formën për aplikim, formën e buxhetit si dhe udhëzuesin e përditësuar për aplikim. Aplikimet bëhen në adresën: grants@qendra.org
Të drejtë për të aplikuar kanë organizatat kulturore të bazuara dhe regjistruara në Kosovë, rrjetet kulturore jo-formale si dhe artistët individual, kurse afati i fundit për aplikim është data 17 qershor ,2020 ora 24:00.
Ky Program financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.