Projekti “Archtecture through butterfly effect” i studentit të nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, Benart Shala pret votën tuaj për tu përzgjedhur në mesin e 100 arkitektëve të rinj nga e mbarë bota, në garën e organizuar nga “Future Architecture Platform”, me bazë në Slloveni. Për të ditur më shumë dhe për t’i dhënë përkrahje Benartit siç i jepet edhe shumë talentëve të tjerë të rinj, Radio KFOR-i kontaktoi me të: “Qëllimi kryesor që kam aplikuar për këtë lloj kompeticioni ndërkombëtar është stimulimi i karrierës time në aspektin më të gjerë, pasi që kam marr pjesë në shumë konkurse nacionale. Projekti im kryesisht ka të bëjë me arkitekturën e së ardhmes, ku unë kam dhënë një ide se si mund të shfrytëzohet arkitektura, apo në këtë rast përkatës, muzeu, muzetë e së ardhmes të cilat mund të shfrytëzohen ndryshe nga tani, ” tha Benart Shala.
Për të shkëlqyer në garën e lartpërmendur, Benarti ka nevojë për votën tuaj. E një gjë të tillë mund ta bëni duke e vizituar këtë faqe zyrtare: http://futurearchitectureplatform.org/projects/dbb60b52-6955-4364-9223-4ac7e83127d6/?fbclid=IwAR0gZ3I2KhUeQtJa-mPu90U4dQvfIEevRuDWKfh7hnTnIcETZnYkzWgk6NU