Sonte, me fillim nga ora 20:30, Termokiss fton të gjithë ata që e duan vallëzimin Salsa, që të shkojnë në ambientet e kësaj qendreje dhe të mësojnë falas vallëzimin Salsa.
Ky organizim vjen për të disatën herë në qendrën Termokiss, e cila do të vazhdojë të ofrojë mësime falas për kërcimin Salsa në baza javore, çdo të enjte.
Termokiss, në thirrjen për t’ju bashkuar mësimit të Salsa, tregon edhe të mirat e këtij lloj vallëzimi. Salsa është një lloj i kërcimit që ka bazë në Kubë edhe Puerto Rico. Përveç që është shumë argëtuese, Salsa, konsiderohet një lloj sporti, duke qenë se e mban trupin në lëvizje për një kohë të gjatë. Shpesh krahasohet edhe me ‘aerobik’, e ndikon edhe në shëndet të përgjithshëm, e sidomos në atë të zemrës.