Organizata jo-qeveritare ‘Model European Union’, që përfshin vendet evropiane dhe ato te Ballkanit ka ofruar një mundësi unike për të gjithë të rinjtë e moshave nga 18 deri 28 vjeç. Në këtë projekt të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë aftësi të ndryshme që përfshijnë ngritje akademike, shkresa të CV-së dhe aktivitete të tjera që do të ju ndihmojnë të dukeni më serioz në aplikimet tuaja për një punë. Kriteret e përgjithshme përfshijnë, njohje të nivelit mesatar të gjuhës angleze. Edicioni i 5-të i Modelit të Bashkimit Evropian, do të zhvillohet nga data 1 deri në 4 Prill, 2021, në formatin online dhe afati i fundit për të aplikuar është data 22 shkurt 2021.
Për informata shtesë rreth këtij projekti, të interesuarit mund të kontaktojnë email adresën: asd.uaic@gmail.com, apo mund ta plotësoni aplikacionin nëpërmes vegzës së më poshtme: