Adhuruesit e pingpongut, së shpejti do të kenë mundësi të shohin turneun e hapur “Prishtina 2021 Table Tennis Tournament”. Ky turne organizohet nga Klubi i Pingpongut “Priping”, më 21 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e pingpongut, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”. Tre vendet e para do të shpërblehen nga organizatorët: vendi i parë me 40 Euro, i dyti me 25 Euro si dhe vendi i tretë me 15 Euro.
Për të qenë pjesëmarrës të turneut, së pari duhet të regjistroheni në faqen e facebook-ut https://www.facebook.com/kpp.priping , mirëpo për detaje shtesë, të interesuarit mund të vizitojnë edhe faqen zyrtare: www.priping.com Organizatorët e kësaj gare sportive njoftojnë po ashtu se numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, për shkak të parandalimit të shpërndarjes së virusit Covid-19.