Këngëtarja Alicia Augello Cook, e njohur në skenë me emrin Alicia Keys, u lind në lagjen Hells Kitchen, të New Yorkut. E lindur në vitin 1981, ajo filloi mësimet e para për piano ku tregoi afinitet të lartë për muzikën, qysh në fëmijëri. Alicia Keys u bë yll i muzikës në fillim të viteve 2000, me muzikën e saj që përfshin një përzierje të RnB-së dhe muzikës soul. Albumi i saj “Songs in A Minor”, arriti rekord shitjesh prej më shumë se 50 mijë kopje, vetëm në ditën e parë të debutimit, për të shkuar më pas në 10 milion kopje të shitura nëpër botë.
Suksesi i saj ishte edhe më i madh me albumet e radhës si: ‘The Diary of Alicia Keys’, ‘As I Am’, ‘The Element of Freedom’, ‘Girl on Fire’ dhe albumi ‘Here’, albume me të cilat Keys është klasifikuar në vendin e parë në top listën e famshme të Billboard Hot 200. Karriera e saj u pasurua edhe me pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘The VOICE’, në cilësinë e trajneres, ku pati rastin ti kalojë njohuritë e saja mbi muzikën tek gjeneratat e reja.
Këngëtaren Alicia Keys, viti 2019, e gjeti si nikoqire të ceremonisë së 61-të të Çmimeve Grammy dhe ajo në po të njëjtin vit lansoi edhe singllin ‘Raise A Man’. Në të njëjtin vit u bë edhe pjesë e hitit ‘Calma’, nga Pedro Capo, që po ashtu arriti sukses Multi Platinium.