Me 29 nëntor të vitit 1980, grupi ABBA arriti të jetē nē krye të top listës britanike me kengën ‘Super Trouper’. Emri “Super Trouper” i referohej ndriçuesve gjigantë të përdorur në koncertet e stadiumeve.
Në këtë datë në vitin 1997, Whitney Houston u tërhoq nga një koncert i sponsorizuar nga religjioni ‘Moonies’, dy orë para se të shfaqej në skenë. Kjo ndodhi pasi këngëtarja zbuloi se ngjarja në fakt ishte një martesë masive për mbi 1.000 çifte te religjionit ‘Moonies’. Grupi fetar tha që ata nuk kishin ndërmend të padisnin, me kusht që këngëtarja të kthehej tarifën prej 1 milion dollarësh që kishte marrë.
Në të njejtën datë por në vitin 1997, kënga ‘Perfect Day’ e performur nga artistë të ndryshëm përfshirë këtu: Elton John, Bono, Tom Jones & David Bowie arrit të rangohet e para në top listën e Mbretërisë e Bashkuar. Shkruar dhe regjistruar fillimisht në 1973 nga Lou Reed, ky bashkëpunim i ri i 29 artistëve të mëdhenj ishte në fakt për një fond bamirësie për “BBC Children In Need”.