Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ‘Covid-19’, është anuluar “Festivali i Rrushit – Hardh Fest”, i cili planifikohej të mbahej nga data e sotme deri më 7 shtator, në Rahovec.
Në një njoftim për media, ekipi i këtij Festivali ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Policia e Kosovës, se bazuar në vendimet në fuqi të Qeverisë së Kosovës, nuk lejohet mbajtja e tubimeve publike dhe aty gjithashtu shkruan: “Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Rahovecit dhe Ministrinë e Bujqësisë për gatishmërinë në përkrahje të Festivalit. Shihemi në Hardh Fest 2021 “Shnosh si kokrra”!”.
Ky edicion i ‘Hardh Fest-it’, ishte i gjashti me radhë dhe planifikohej të mbahej online.