Ky vikend që po vjen do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme kulturore. Nesër (14 shtator), Kino ARMATA dhe Komuna e Prishtinës prezantojnë lansimin e EP-albumit “Besa” të muzikantes Vjollca Robelli, me emrin e saj të ri skenik ‘AJO’.
Këngëtarja Vjollca Robelli u transferua në Londër në 2004 për të studiuar vokalin, muzikën dhe menaxhimin e mediave.
AJO vjen me veprën e saj të parë pas 17 viteve “Besa”, e lansuar në korrik të këtij viti, këngë nga EP-albumi i ri i cili do të promovohet së bashku me 9 këngë të tjera.
Për EP-në e saj të re, AJO ka bashkëpunuar me muzikantët Aram Zarikian, Danny Rico, William Collier, Alessio Marsio, dhe Xhemil Gjini.
Koncerti i cili do të mbahet në Kino ARMATA, fillon në ora 20:00 dhe hyrja do të jetë falas.