Të jetosh në një shoqëri me demokraci të konsoliduar, do të thotë të ushtrosh të drejtat tua themelore pa asnjë cënim të vetëm.
Jorastësisht, sot po flasim për demokracinë, sepse 15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, e përcaktuar në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon programet për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.
Radio KFOR-i ka kontaktuar menaxheren e programit në The National Democratic Institute, Afërdita Sylën, e cila flet për rëndësinë e demokracisë në një shoqëri multietnike:
“Demokracia mundëson ushtrimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallime. Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në jetën publike është esenciale për të siguruar një qeverisje demokratike. Më 15 shtator shënohet Dita Ndëkombëtare e Demokracisë dhe këtë vit jorastësisht Kombet e Bashkuara kanë vendosur që pikërisht pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike të jetë motoja në nivel global. Me mbështetjen e NDI, përkrahur nga USAID, që nga viti 2011 Dita Ndërkombëtare e Demokracisë shënohet edhe në Kosovë”.
Fjala demokraci është sinonimi më i mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke promovuar bashkëjetesën në një shoqërie multietnike si kjo e jona